Lidhje

Ligjvënësit e rinj zgjedhin zyrat në Kongres

  • Carolyn Pressuti

Zgjedhjet kanë përfunduar. Tani ligjvënësit e sapo-zgjedhur do të fillojnë të mbushin zyrat e Kongresit. Mund të tingëllojë si diçka e lehtë, por ka plot faktorë dhe një traditë mbi 100 vjeçare që ndërthuren në këtë proces. Por t’i zgjidhur këto dilema, çdo gjë i lihet fatit:

Lois Frankel po viziton zyrat e disponueshme në Kapitol, duke kërkuar mjedisin perfekt ku do të ushtrojë detyrën.

Një nga këto zyra do të jetë mjedisi i saj i punës për dy vjetët e ardhshëm. Shpesh do t’i duhet ta gdhijë në zyrë gjatë netëve të gjata legjislative në Kapitol. Shumë ligjvënës i përdorin zyrat si banesën e tyre të përkohëshme në Uashington.

Zonja Frankel është nga Florida dhe është një ndër 70 delegatët e rinj që do të vijnë në Uashington në janar. Ajo po njihet me ndërtesat ku kanë zyrat ligjvënësit.

Ligjvënësit ekzistues që do të kthehen për një mandat të ri kanë status më të lartë dhe tani kanë rastin të zgjedhin zyra më të mëdha, që ndodhen pranë ashensorit, apo në kate me banjo të re e më të mirë. Zyrat e tyre të mëparshme lirohen për anëtarët e rinj.

Zonja Frankel dhe ndihmësi i saj duhet të analizojnë brenda pak orësh pluset dhe minuset e zyrave që shohin:

“Më pëlqen të punoj si ekip, prandaj po kërkoj një zyrë ku të jem pranë ligjvënësve demokratë”.

I gjithë procesi mbështetet tek një traditë e krijuar në vitin 1908. Çdo anëtar i ri zgjedh një numër me short. Atij që i bie numri 1, i jepet e drejta për të zgjedhur i pari. I gjithë ky proces shoqërohet me hilaritet të dukshëm dhe me supersticionin që numri i zgjedhur sjell edhe fat:

Sa më i lartë numri, aq më e ngushtë zgjedhja që ka ligjvënësi. Tulsi Gabbard nga Havai, që tërhoqi numrin 68, nuk do ta ketë të lehtë.

Ligjvënësit e ngacmojnë duke thënë se e humbi shortin, pasi nuk kërceu vallen tradicionale të Havait Dikush tjetër thërret që të rinumërohen votat.

Pasi përmbyllen vizitat në zyrat e reja, përfaqësuesit vendosin se cilat janë preferencat. Ligjvënësja që tërhoqi numrin 1, zgjedh e para zyrën.

Më pas ligjvënësit zgjedhin pllakën që do të vendoset tek dera me emrin e tyre.

Pllaka, zyra dhe personeli ndihmës. Kohët kanë ndryshuar krahasuar me 200 vjet më parë kur ligjvënësit nuk kishin zyra, por vetëm një tavolinë pune në sallën e Kongresit.

XS
SM
MD
LG