Lidhje

SHBA: Studim për ndihmat ushqimore

  • Steve Baragona

Programet ndërkombëtare të ndihmave mund t'u vijnë më mirë në ndihmë të uriturve të botës kur jepen në para kesh, se sa në formën e ndihmave ushqimore, thotë një studim i ri. Ky studim bëhet ndërsa Kongresi Amerikan shqyrton ligjin që rregullon përdorimin e buxhetit të vet të ndihmave me vlerën e 2 miliardë dollarëve. Por autorët e studimit thonë se nuk ekziston një mënyrë "e drejtë" për dërgimin e ndihmave dhe se fleksibiliteti është me shumë rëndësi.

Që nga vitet 1950, ndihmat ushqimore të Shteve të Bashkuara janë çuar në më tepër se 150 vende, sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Ndihma jepet kryesisht në formën e mallrave ushqimore, si misri, soja dhe vaji vegjetal.

Kjo është një çështje krenarie për fermerët dhe përpunuesit e lëndës së parë ushqimore që e japin ndihmën. Ata kanë qenë mbështetës të fuqishëm të programit.

Ekonomisti John Hoddinott i Institutit Ndërkombëtar të Politikave Kërkimore për Ushqimet thotë se shpesh ushqimi mund të jepet me kosto më të ulët në nivel lokal, se sa kur transportohet në vende të tjera të botës.

…Dhe ajo që njerëzit kanë më tepër nevojë në kohë krize, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë të rëndësishëm, janë paratë për të blerë ushqimin e përditshëm. Prandaj, këta donatorë ofrojnë në vend të prodhimeve ushqimore, para për vendet në nevojë.

"Njerëzit që shprehen në këtë mënyrë janë zakonisht me pozicione të rëndësishme në organizatat në fjalë, por ata nuk kanë fakte të mjaftueshme për të mbështetur deklaratat e tyre. Ne donim të sillnim fakte për këtë debat."


Kështu, zoti Hoddinott, bashkë me kolegët e tij, ju vunë studimit për projektet e ndihmave të Programit Botëror të Ushqimit në katër vende të botës: Ekuador, Uganda, Niger dhe Yemen.

Në secilin prej këtyre projekteve, përfituesit e ndihmave merrnin kesh, letra me vlerë, ose ushqime me të njëjtën vlerë. Studjuesit studjuan sasinë e ushqimit, matën kaloritë, cilësinë dhe diversitetin e dietës që përdornin marrësit e ndihmave. Po ashtu, ata llogaritën koston e dërgimit të ndihmës.

"Në studimin tonë ne zbuluam se transferimi ndihmave në kesh ishte më i lirë se sa dërgimi i ushqimeve."

Ekonomisti Hoddinott thotë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me kursimin e parave.

"Do të ishte vetëm një ekzagjerim i vogël të thoje se kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetës së njerëzve. Të supozojmë se do ta ndryshonim formën e ndihmës nga ushqimet në para kesh. Gjatë kohëzgjatjes që merr procesi i dërgimit të ushqimeve ne mund të kishim ushqyer edhe 32 mijë njerëz të tjerë."


Kjo do të ishte afërsisht një shtesë me 15 për qind e personave që marrin ndihmë.

Por zoti Hoddinott shton se rezultati i studimit nuk do të thotë se donatorët duhet të japin gjithmonë para kesh dhe letra me vlerë.

Kjo varet nga çështja se çfarë po përpiqet të arrijë programi.
Kur studjuesit i hodhën një vështrim ndihmës në formën e kesh-it dhe letrave me vlerë në vend të asaj ushqimore….

"Ndikimi ishte tek efektet e shumëllojshme."

Në Ekuador, psh, njerëzit që u jepeshin ndihma ushqimore merrnin më shumë kalori, por një dietë më pak të ndryshme se sa ata që merrnin para. Por në Niger ndodhi e kundërta. Ata që merrnin kesh hanin më shumë kalori dhe kishin një dietë me më pak variacion.

Projekti në Ekuador u shërbeu refugjatëve kolombianë në rajonet urbane me tregjet e furnizuara mirë. Ushqimi ishte në dispozicion për t'u blerë nga përfituesit e ndihmave.

"Ata kishin nevojë për burime ndihmash, prandaj paratë kesh funksiononin më mirë në atë mjedis."

Në ndryshim me këtë, projekti në Niger i shërbeu njerëzve shumë të varfër në rajonet rurale, ku tregjet kishin më tepër grurin si lëndë e parë.

"Njerëzit që morën kesh blenë grurë me shumicë. Ata që morën ndihma morën grurë, thjerrëza, ose vaj. Kjo do të thotë se dieta e tyre ishte më e shumëlojshme se sa e familjeve që morën kesh, të cilat blinin vetëm grurë."

Zoti Hoddinnott thotë se dhënia e ndihmës varet nga kushtet dhe nga synimet që kemi, prandaj është e rëndësishme që të ketë fleksibiltet për këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 200 milionë dollarë kesh vitin e kaluar në buxhetin prej 2 miliardë dollarësh të ndihamve. Kongresi po shqyrton tani një ligj, i cili do të lejonte të kishte pak më tepër fleksibilitet në dhënien e ndihmës.

Fermerë, përpunues ushqimesh dhe disa grupe ndihmash kanë kundërshtuar që të ketë ndryshime të mëtejshme të rëndësishme në politikat e ndihmave në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se tashmë ekziston feksibiliteti i nevojshëm për të plotësuar synimet e porgrameve të ndihmave.
XS
SM
MD
LG