Lidhje

Uashingtoni përsërit angazhimin për lirimin e amerikanëve të burgosur në Iran

  • Ilir Ikonomi

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të siguruar lirimin e dy alpinistëve amerikanë që mbeten të burgosur në Iran.

Duke folur sot në Uashington, Sekretarja Klinton tha se zyrtarët amerikanë po vazhdojnë të komunikojnë me vendet e tjera që kanë mbështetur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të liruar dy amerikanët – Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal.

Zonja Klinton gjithashtu falënderoi zyrtarët nga Omani dhe Zvicra për rolin aktiv që luajtën në lirimin gjatë kësaj jave të amerikanes 32-vjeçare, Sarah Shourd. Zonja Shourd u lirua kundrejt një shume prej 500 mijë dollarësh të martën. Ajo ndodhet akoma në Oman, ku udhëtoi pasi doli nga burgu Evin në Teheran.

Në intervista që zhvilloi sot, ministri i jashtëm i Omanit nuk pranoi të zbulonte se kush kishte paguar për lirimin e amerikanes Shourd.

XS
SM
MD
LG