Lidhje

Vështirësitë e të papunëve në SHBA

  • Bernard Shusman

Shifrat e fundit për gjendjen e tregut të punës tregojnë se shkalla papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka mbetur e pandryshuar në nivelin 8.2 për qind. Në qershor ekonomia ka shtuar rreth 80 mijë vende të reja pune, duke lënë rreth 13 milionë njerëz pa punë. Në këto statistika ka histori të vërteta të njerëzve të cilët luftojnë për të mbijetuar. Sonte ju njohim me një të papunë nga Rockville Center e Nju Jorkut.

Robbyne Sudduth është e papunë dhe e pastrehë. Ajo largua nga kompania Xerox në vitin 2007. Pastaj u largua Miçigani dhe erdhi në Nju Jork për të kërkuar punë.

“Dërgoja CV-në kudo por nuk gjeja dot një vend pune. Kisha shumë pak para dhe shfrytëzoja të gjitha mundësitë për të huazuar maksimumin përmes kartave të kreditit gjatë kohës që kam qëndruar këtu”.

Pas 40 ditë qëndrimi në këtë hotel ajo harxhoi të gjitha kursimet. Pastaj, jetoi në makinën e saj në një vend parkimi për 14 ditë.

“E vërteta është se në një moment mendova se kurrë nuk do të dilja nga kjo situatë. Thjesht nuk e dija se si do të dilja nga kjo gjendje”.

Më vonë ajo u vendos në një shtëpi për të pastrehët. Jetoi me 12 njerëz të tjerë disa prej të cilëve kishin tentuar vetëvrasje, kurse disa të tjera kishin abuzuar fëmijët e tyre.

“Qëndrimi në këtë shtëpi ishte rraskapitës. Nga lodhja e madhe unë këndoja me vete. Por më në fund arrita të dal nga ajo shtëpi”.

U deshën dy vjet, pesë strehimore të përkohshme dhe kërkime të shumta për punë nëpër biblioteka para se ajo të gjente një vend pune dhe një banesë.

“Ndjehem me fat dhe mirënjohëse që përsëri kam shtratin tim, banesën time. Nuk e di se çka më pret në të ardhmen, por unë do të vazhdoj të kem besim në aftësitë e mija”.

Menaxherja e llogarive të klientëve në Hewlett-Packard ka disa këshilla për të papunët.

“Duhet t’i përshtateni tregut të punës. Nëse është e nevojshme duhet të bëni çdo gjë që është e mundur për të fituar aftësi të reja çdo ditë. Mos humbisni guximin dhe paraqiteni veten sa më mirë. Pra, besoni në veten tuaj dhe mos u dorëzoni”.

Zonja Sudduth ka shkruar mbi betejën e saj për të gjetur punë në librin “Udhëtimi”. Ndërkohë që ajo tani është rregulluar, miliona amerikanë të tjerë ende janë të papunë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG