Lidhje

SHBA fillon zbatimin e programit për imigrantët


Shtetet e Bashkuara filluan sot zbatimin e një programi që lejon imigrantët e paligjshëm të qëndrojnë në vend për dy vitet e ardhshëm pa u deportuar. Departamenti i Sigurisë Kombëtare filloi të pranojë aplikimet që i lejon ata të marrin leje pune.

Imigrantët e paligjshëm do të duhet të paraqesin dokumente që vërtetojnë se ata kualifikohen për programin e ri të administratës së presidentit Obama. Nga ky program përfitojnë ata imigrantë të paligjshëm, të cilët kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara kur kanë qenë nën moshën 16 vjeç.

Për t’u kualifikuar ata duhet të provojnë se janë jo më shumë se 30 vjeç, kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara të paktën 5 vjet dhe se vazhdojnë shkollën ose kanë shërbyer në ushtri.
XS
SM
MD
LG