Lidhje

SHBA, Izraelit pranë marrëveshjes për lirimin e një agjenti


Zyrtarët pranë bisedimeve të paqes për Lindjen e Mesme thonë se shanset janë të mira për një marrëveshje për zgjatjen e negociatave deri në vitin 2015 në këmbim të lirimit të një amerikani të dënuar se kishte spinuar në favor të Izraelit.

Marrëveshja do të përfshinte lirimin e qindra të burgosurve palestinezë dhe një ngrirje të pjesshme të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutuan hollësitë e planit sot, gjatë raundit të dytë të bisedimeve në dy ditët e fundit.

Zoti Kerry që u takua edhe me negociatorët palestinezë, do të kthehet nesër në Izrael dhe Ramallah për bisedime të mëtejshme.

Personat që kanë dijeni për negociatat thonë se administrata e Presidentit Obama po ofron të lirojë spiunin Jonathan Pollard në këmbim të ngrirjes nga ana e Izraelit të ndërtimit të vendbanimeve në zona mbi të cilat si izraelitët edhe palestinezët kanë pretendime dhe lirimit të të burgosurve të tjerë palestinezë.

Pollard, një amerikan hebre, ishte analist civil zbulimi për marinën amerikane kur u dha mijëra dokumenta sekrete agjentëve izraelitë. Ai u arrestua në Uashington në vitin 1985, pasi kërkoi pa sukses strehim politik në ambasadën izraelite në Uashington.
XS
SM
MD
LG