Lidhje

SHBA: Sondazh i ri për kandidatët presidencialë


Kandidatët presidencialë republikanë, Donald Trump dhe Ted Cruz gëzojnë të njëjtën mbështetjeje në Iowa, ndërsa demokratët Hillary Clinton dhe Bernie Sanders kanë gjithashtu pothuajse të njëjtën përkrahje atje, sipas një sondazhi të ri të televizionit NBC dhe gazetës Wall Street Journal.

Demokratët Clinton dhe Sanders gëzojnë të njëjtën mbështetje edhe në New Hampshire, ndërsa zoti Trump ka një epërsi prej 16 pikësh në atë shtet.

Në Iowa mbahen zgjedhjet e para brenda partisë më 1 shkurt, ndërsa në New Hampshire këto zgjedhje mbahen më 9 shkurt.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG