Lidhje

SHBA: Rusia shkeli traktatin bërthamor


Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se ka shkelur një traktat historik për ndalimin e provave të raketave kruz të hedhura nga toka.

Zyrtarët amerikanë thonë se Presidenti Barack Obama e informoi dje Presidentin Vladimir Putin me anë të një letre se Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se Rusia e ka shkelur traktatin e vitit 1987. Veprimi i Uashingtonit u njoftua për herë të parë mbrëmë nga gazeta New York Times.

Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia bëri një provë me një raketë kruz të hedhur nga toka, duke shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi që Presidenti Ronald Reagan kishte nënshkruar me udhëheqësin sovjektik Mikhail Gorbachev.

Ky traktat kishte si objektiv eliminimin e raketave kruz të hedhura nga toka me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Zyrtarët amerikanë thanë se adminstrata e Presidentit Obama do të pranonte të mbante diskutime të nivelit të lartë për këtë çështje dhe do garanci se Rusia do t’i respektojë detyrimet e traktatit këtej e tutje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG