Lidhje

SHBA rishikon shitjen e Waldord Astorias


Qeveria amerikane po rishikon shitjen e planifikuar të hotelit të famshëm Waldorf Astoria të New Yorkut, pronë e kompanisë Hilton, për një firmë kineze të sigurimeve.

Një zëdhënës i Misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, tha se shitja me vlerën e $1.95 miliardë dollarëve Grupit të Sigurimeve Anbang, po shqyrtohet me kujdes.

Zëdhënësi tha se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë rinovimit të hotelit që është pjesë e marrëveshjes për shitjen e tij.

Waldorf Astoria është hoteli ku kanë qëndruar të dërguarit amerikanë në OKB për më tepër se 50 vjet.

Çdo shtator, Departamenti i Shtetit rezervon dy kate të hotelit, ku qëndrojnë një numër i madh diplomatësh amerikanë nga Uashingtoni, të cilët marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG