Lidhje

Presidenti Obama do të vizitojë Arabinë Saudite

  • Dan Robinson

Presidenti amerikan Barak Obama muajin e ardhshëm do të vizitojë Arabinë Saudite, pas një udhëtimi në tre vende evropiane. Bisedimet me Mbreti Abdullah to Arabisë Saudite do të fokusohetn në çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë luftën civile në Siri dhe negociatat ndërkombëtare me Iranin për një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor të Teheranit.

Arabia Saudite është shtuar në itinerarin tashmë të publikuar të të Presidentit Obama në Evropë, duke përfshirë takimin global mbi çështjet bërthamore në Holandë, konsultimet me NATO-n dhe BE-në në Bruksel, dhe një vizit në Itali, ku ai do të takohet me Papa Françeskun dhe udhëheqësit italianë.

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë qenë aleatë të ngushtë prej kohësh, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë tendosur kohët e fundit. Zyrtarët sauditë shprehën pakënaqësi të mëdha vitin e kaluar në lidhje me siç thonë ata ngurrimin presidentit Obama për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, apo për të bërë më shumë rreth armatosjes së rebelëve.

Riadi është duke i dërguar armë opozitës siriane. Arabia Saudite gjithashtu mbetet e shqetësuar për mbështetjen që Iran, rivali i saj kryesor rajonal, i ka dhënë presidentit Bashar al-Asad . Palët ndërluftuese në Siri kohët e fundit kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta në Gjenevë të cilat nuk kanë nxjerrë rezultate konkrete.

Udhëheqësit sauditë gjithashtu po i ndjekim me vëmendje negociatet mes grupit P5 +1 dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshje bërthamore përfundimtare. Edhe çështja e Egjiptit ka krijuar tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u pyet dje në rast se planifikimi i një ndalese të presidentit Obama në Riad kishte për qëllim raparimin e dëmeve të shkaktuara në marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Arabia Saudite është një partner i ngushtë i Shteteve të Bashkuara dhe ne kemi një marrëdhënie dypalëshe të thellë që mbulon një gamë gjërë fushash. Presidenti është i kënaqur që do të të takohet me zyrtarët sauditë më të cilët ai do të diskutojë rreth të gjitha fushave të bashkëpunimit. Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi, asgjë nuk e ndryshon faktin se ky është një partneritet shumë i rëndësishme dhe i ngushtë."

Në disa intervista për gazetat gjatë vitit të kaluar, ish-shefi i shërbimit të fshehtë të Arabisë Saudite dhe ish ambasadori i këtij vendi në Shtetet e Bashkuara, Princi Turki al- Faisal, kritikoi ashpër politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Në fokus të këtyre kritikave ishin qasja e Presidentit Obama në Siri, veçanërisht vendimin e tij për të mos përdorur forcën ushtarake në përgjigje të sulmeve të qeverisë siriane me armë kimike, dhe negociatat me Iranin.

Presidenti Obama dhe mbreti saudit zhvilluan një bisedë telefonike në nëtor të vitit të kaluar. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama "përsëriti angazhimin e fortë" të Shteteve të Bashkuara për miqtë dhe aleatët e saj në rajon.

Sekretari i Shtetit John Kerry vizitoi Arabinë Saudite vitin e kaluar dhe përsëri në janar të këtij viti, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar shqetësimet saudite, dhe për të diskutuar përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

Presidenti Obama më 14 shkurt do të takohet me Mbretin Abdullah të Jordanisë në Kaliforni. Këto bisedime gjithashtu do të përqëndrohen në konfliktin në Siri, negociatat Izraelito - palestineze të paqes dhe çështje të tjera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG