Lidhje

Një i vrarë nga të shtënat në një kolegj në Siatëll


Policia në shtetin perëndimor amerikan të Uashingtonit thotë se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat në një kampus të një kolegji në qytetin e Siatëllit.

Zyrtarët e policisë thonë se një prej viktimave mori plagë të rënda, dhe dy të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.

Ata thonë se një i dyshuar është në paraburgim.

Policia në fillim tha se ata ishin në kërkim të një të dyshuari të dytë, por më vonë njoftuan se nuk po kërkonin njeri tjetër.

Të shtënat ndodhën dje në një ndërtesë në kampusin e Universitetit Seattle Pacific, një shkollë krishtere. Policia thotë se vrasësi hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr para se të ndalohej nga një student.

Universiteti u bllokua nga policia dhe aktiviteti mësimor është pezulluar.
XS
SM
MD
LG