Lidhje

Sekretari Hagel takohet me homologun e tij serb


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel u takua dje në Pentagon me Ministrin serb të Mbrojtjes Nebojsha Rodiç për bisedime në të cilat u përfshi edhe mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

"Sekretari Hagel ishte i kënaqur që së bashku me ministrin Rodiç nënshkruajti Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit Ushtarak, e cila do të sigurojë mbrojtjen e informacionit ushtarak dhe do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit mes ushtrive të dy vendeve," tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të lëshuar pas takimit.

Zoti Kirby tha se zoti Hagel "përshëndeti kontributin e Serbisë në përpjekjet paqeruajtëse dhe rolin e saj udhëheqës në Task Forcën Mjekësore të Ballkanit," dhe shtoi se "vendimi i Serbisë për të organizuar stërvitjet dypalëshe dhe shumëkombëshe është një tregues tjetër rritjes së marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes."

Zëdhënësi Kirby tha se "udhëheqësit diskutuan mbi shqetësimet e sigurisë rajonale në Ballkan, dhe mënyrat për të ndërtuar mbi prirjet pozitive të dialogut Serbi-Kosovë."
Zëdhënësi Kirby tha se Sekretari Hagel e vlerësoi përparimin që Serbia dhe Kosova kanë bërë në normalizimin e marrëdhënieve, dhe theksoi ndikimin pozitiv që Ministri Rodiç ka pasur në sigurimin e bashkëpunimit rajonal.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG