Lidhje

SHBA - Zgjedhjet 2012: Debati mbi abortin


Demokratët po përpiqen të përfitojnë nga deklaratat e debatueshme të një kandidati republikan për në Senat lidhur me abortin; Mitt Romney përpiqet ta rikthejë fokusin tek ekonomia

Demokratët janë duke u përpjekur të përfitojnë nga deklaratat e debatueshme të një kandidati republikan për në Senat lidhur me abortin. Ndërkohë kandidati republikan për president Mitt Romney është duke kërkuar të rifokusojë debatin e fushatës tek ekonomia e ngadaltë.

Ligjvënësi Todd Akin është një kundërshtar i fortë i abortit, edhe në rastet e përdhunimit. Ai ndezi një stuhi kritikash duke pohuar se viktimat e "dhunimit të ligjshme" kanë një mekanizëm natyror për të shmangur shtatzëninë.

Gjatë fushatës në Ajoua dje, zoti Romney injoroi polemikat dhe kritikoi presidentin Barack Obama në dështimin për uljen e borxhit dhe deficitin.

Por demokratët thonë se deklaratat e zotit Akin janë pjesë e përpjekjeve të republikanëve për të shkelur të drejtat e grave. Ata gjithashtu theksojnë se kandidati për postin e nënpresidentit Paul Ryan, ka nxitur ligje të repta kundër abortit.
XS
SM
MD
LG