Lidhje

Kongresi dhe strategjia kundër ISIS


Rebelët islamikë vazhduan të marrin territore në veri të Sirisë të premten, duke vënë nën kontroll një spitali ku forcat e qeverisë kishin qënë të rrethuara për disa javë. Organziata “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” njofton se dega e al-Kaidës, Fronti al-Nusra ka marrë nën kontroll spitalin në rrethinat e Jisr al-Shughour. Këtu në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit republikanë po bëjnë thirrje për një angazhim më të madh ushtarak amerikane kundër Shtetit Islamik, por administrata e presidentit Obama e kundërshton këtë strategji.

Republikanët në Senat bën thirrje të enjten për një përpjekje më të bashkërenduar të ushtrisë amerikane kundër militantëve, përfshi dërgimin e trupave tokësore në rajon.

"Ne duhet të formojmë një ushtri arabe, pjesë e së cilës duhet të jemi edhe ne dhe të shkojmë të rimarrim territoret e kapura nga ISIL-i brenda Sirisë për të shkatërruar kalifatin. ”

...Ose armatosjen e forcave peshmerga kurde që po luftojnë kundër grupit radikal.

"Ata janë tani, nga pikëpamja praktike, trupat tona në terren. Problemi është se ISIS po përdor pajisjet e ushtrisë amerikane që ka kapur në Irak. Armatimet e kurdëve janë të vjetëruara dhe nuk ka kuptim që administrata Obama të refuzojë armatimin e kurdëve.”

Administrata e presidentit Obama ka përjashtuar angazhimin e trupave amerikane në një luftë tjetër të kushtueshme dhe të zgjatur duke thënë se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara. Edhe ata që duan më shumë veprime amerikane në Siri bien dakort me këtë.

"Trupat amerikane në terren nuk është përgjigja. Një mision madhor luftarak i trupave amerikane nuk i shërben as popullit amerikan dhe as interesit të rajonit."

Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në sulme ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik duke u mundësuar forcave lokale të rimarin disa territore nga militantët. Ato po ndihmojnë me stërvitje ushtarake forcat opozitare në Siri. Zyrtarët thonë se procesi mund të dojë kohë, por ka dhënë rezultate si çlirimi i qytetit të Kobanit.

XS
SM
MD
LG