Lidhje

Hillary Clinton bën publike taksat


Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton bëri publike të ardhurat e saj për vitin e kaluar, siç i ka raportuar tek agjencia e taksave,

Në bazë të tyre Hillary Clinton ka patur të ardhura vjetore prej 10.5 milionë dollarësh gjatë vitit 2015 dhe ka paguar 3.5 milionë dollarë taksa, pra rreth 34 për qind të të ardhurave. Ndonëse nuk është e detyruar me ligj, është traditë e hershme që gjithë kandidatët për president i bëjnë publike të ardhurat. Rivali i saj DonaldTrump nuk ka pranuar deri tani dhe thotë se nuk do t’i bëjë ato publike meqë të ardhurat e tij janë duke u kontrolluar nga agjencia e taksave. Vetë agjencia e taksave, IRS-i, ka thënë se ai kontrolli që është duke vazhduar nuk është pengesë për t’I bërë të ardhura publike.

Portali Politico njofton se në vitet ’90, për dy vite Trump ka paguar shumë pak, ose aspak taksa. Një gazetar i ekonomisë shkruante sot në Nju Jork Times se një numër avokatësh taksash mendojnë se kjo mund të jetë ende e vërtetë për zotin Trump.

XS
SM
MD
LG