Lidhje

Kinë, shtohen masat e sigurisë në sheshin Tienanmen


Sheshi Tienanmen është mbushur me policë sot në 25 vjetorin e shtypjes së protestave studentore atje.

Forcat e sigurisë, kontrollonin dokumentet e identifikimit të kalimtarëve dhe gazetarëve nuk u lejohet raportimi nga sheshi.

Dhjetra aktivistë, gazetarë dhe avokatë u arrestuan ose u vendosën nën arrest shtëpiak në prag të përvjetorit të shtypjes së dhunshme nga Kina të protestave pro-demokracisë në vitin 1989.

Shtetet e Bashkuara dje i bënë thirrje Kinës që të lirojë kritikët e qeverisë të ndaluar në ditët e fundit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Kina është një vend në rritje dhe duhet të lejojë më shumë diskutime politike, sidomos para një përvjetori historik si incidenti i 4 qershorit në sheshin Tiananmen.

Kina mbrojti paraburgimin e kritikëve të qeverisë duke thënë se ndalimi i tyre ishte "të ligjshëm".
XS
SM
MD
LG