Lidhje

SHBA dislokon një ekip të vogël ushtarak në Somali


Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar një ekip të vogël të këshilltarëve ushtarakë në Somali për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Ministri somalez i Mbrojtjes Abdihakim Haji Fiqi i tha Zërit të Amerikës se ekipi amerikan ka qenë në kryeqytetin vendit, Mogadishu, që nga tetori i vitit të kaluar.

Ai tha se prania e trupave amerikane në Somali "thekson angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur qeverinë somaleze në përpjekjet për të rivendosur paqen dhe sigurinë në Somali."

Një zyrtar i zbulimit amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti pasi ai nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat, i tha Zërit të Amerikës se personeli ushtarak amerikan po ndihmon ushtrinë e Somalisë dhe Agjencitë Kombëtare të Zbulimit dhe të Sigurisë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG