Lidhje

NATO shtrinë patrullimet me avionë në kufirin me Ukrainën


NATO thotë se është duke shtrirë patrullimet me avionë përgjatë kufijve të vendeve të saj anëtare, Polonisë dhe Rumanisë, për të monitoruar krizën në Ukrainë fqinje.

Aleanca ushtarake perëndimore tha se vendimi për dërgimin e aeroplanëve për një mision survejimi u mor dje, me miratimin 28 vendeve anëtare. NATO tha se misioni është projektuar "për të përgatitur aleancën për ndryshimet e mundshme të situatës."

Javën e kaluar, NATO tha se po rishikonte bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, në përgjigje të asaj që dëshmitarët e përshkruajnë si një inkursion masiv ushtarak rus në gadishullin ukrainas të Krimesë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel gjithashtu njoftoi dërgimin e avionëve të tjerë luftarakë të Shteteve të Bashkuara për të patrulluar në Estoni, Lituani dhe Letoni, tre vendet aleate baltike të cilat ndajnë kufijtë me Rusinë. Përveç kësaj, një destrojer i marinës amerikane në ditët e ardhshme pritet të fillojë një stërvitje ushtarake në Detin e Zi me luftanijet rumune dhe bullgare.
XS
SM
MD
LG