Lidhje

Familja presidenciale uron amerikanët për Krishtlindje


Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë Mishel Obama u uruan sot amerikanëve festën e Krishtlindjes dhe falenderuan trupat dhe familjet e tyre për shërbimin ndaj vendit.

Këtë radhë Presidenti e përcolli fjalimin e përjavshëm, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nxiti amerikanët të luten për trupat ushtarake.

Familja Obama mbërriti sot në Honolulu. Ata tradicionalisht i kalojnë pushimet e fundvitit në Havai, ku Presidenti ka lindur dhe ka kaluar vitet e fëmijërisë.
XS
SM
MD
LG