Lidhje

Tiranë: USAID në ndihmë të tatimorëve


USAID project in Albania

USAID project in Albania

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ranë dakord për një program të ri asistence teknike, për të rritur eficiencën në mbledhjen e taksave, përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur transparencë dhe eficiencë më të madhe.

Projekti ‎është pjesë e një programi më të gjerë ndihme të USAID për 5 vjet 4.3 milionë dollarë për forcimin e sektorit financiar në Shqipëri.

Programi do të zbatohet nga Korpusi i Vullnetarëve të Shërbimeve Financiare dhe nga Aleanca e Vullnetarëve për Rritjen e Ekonomike.

Kryeministri Edi Rama dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Muniz, njoftuan fillimin e këtij programi në një pritje me disa nga bizneset më të mëdha dhe më të rëndësishme në Shqipëri.

Zoti Muniz theksoi se “duhet të nxitet një klimë e ndershme biznesi, duke bërë që të gjitha bizneset të funksionojnë sipas ligjit, dhe t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla”.

Ai tha se rritja e aftësisë së drejtorisë së tatimeve për të hetuar subjektet që shmangin detyrime të mëdha tatimore, do të lehtësojë bizneset që zbatojnë ligjin, duke ndihmuar qeverinë t’i përqëndrojë kontrollet në bizneset me rrezikshmëri të lartë.

Ekspertë vullnetarë të nivelit të lartë nga SHBA-të, BE-ja dhe nga vende te tjera do të punojnë me administratën e drejtorisë së tatimeve, për të përmirësuar funksionet kryesore përmes 9 misione teknike afatshkurtra.

Ekspertët do të përqëndrohen në rritjen e eficiencës së mbledhjes së taksave, në përdorimin e auditimit tatimor me rrezikshmëri, në përmirësimin e mbledhjes së informacionit për hetimin e mashtrimit tatimor dhe në ndërtimin e kapaciteteve për të siguruar zbatimin e kuadrit ligjor tatimor.

Menaxhimi i financave publike ka qenë i dobët në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, dhe mbledhja e taksave ka qenë një nga çështjet më kritike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG