Lidhje

Usain Bolt, shpresa për një medalje tjetër të artë


Bolt përgatitet për garën e së shtunës ku xhamajkianët janë favoritë për të mbrojtur titullin e tyre të vitit 2008

Sprinteri xhamajkian Usain Bolt po e kthen vëmendjen e tij tek fitorja e një medaljeje të tretë të artë në Lojrat Olimpike të Londrës.

Bolt ka të ngjarë të jetë duke pushuar ndërkohë që ekipi i stafetës 4 herë 100 metra të marrë pjesë në raundin eleminator. Por ai tha se do të jetë në fushë për garën e së shtunës ku xhamajkianët janë favoritë për të mbrojtur titullin e tyre të vitit 2008.

Një fitore në stafetën 4x100 do t’i jepte Boltit një medalje të dyfishtë të paarritur ndonjëherë pas fitores së përsëritur në garat 100 dhe 200 metra.

Në garën e sotme 4 herë 100 metra stafetë për femra përfshihen ekipi amerikan dhe xhamajkian që kërkojnë të shlyejnë dështimin për të fituar medalje në Lojrat Olimpike të Pekinit 2008.

Ndërkohë vrapuesja etiopiane e distancave të largëta Tirunesh Dibaba po kërkon të përsërisë marrjen e medaljes në Olimpike në garën 5 mijë metra. Dibaba fitoi 10 mijë garëshin javën e kaluar duke përsëritur triumfin e saj të Lojrave Olimpike të Pekinit.
XS
SM
MD
LG