Lidhje

Ushtarët egjiptianë zënë pozicion mes protestuesve egjiptianë


Ushtarët egjiptianë zënë pozicion mes protestuesve egjiptianë
Ushtarët egjiptianë zënë pozicion mes protestuesve egjiptianë

Zëvendëspresidenti egjiptian Omar Sulejman ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Mubarak , duke thënë se kjo lëvizje do të ishte “ një thirrje për kaos”.

Komentet e tij vijnë teksa protestuesit që godisnin me gurë përsëri nuk e respektuan shtetrrethimin në Kajro, ku shkëmbime zjarri sporadike u dëgjuan në rrugë gjatë natës.

Protestuesit të cilët kundërshtojnë vendimin e zoti Mubarak për të qëndruar në detyrën deri në fund të mandatit kanë premtuar për nisjen e një tjetër proteste masive nesër, ndërsa kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij.

Zoti Suleiman tha në një intervistë të televizionit shtetëror se presidenti, po harton një plan për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve. Zëvendëspresidenti tha gjithashtu se ai ka nisur të zhvillojë takime me përfaqësues të të rinjve dhe grupeve të opozitës.

Gjithsesi, zoti Sulejman tha se Vëllazëria Muslimane- grupi më i madh opizitar- ishte paksa “ hezitues” rreth pjesëmarrjes në dialog. Ai konfirmoi më herët se i biri i presidentit Mubarak, Gamal, nuk do të kandidojë për president.

Zëvendëspresidenti i përshkroi përleshjet në Kajro, mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë si një “ konspiracion”. Zoti Sulejman tha se qeveria nuk ishte e përfshirë por do të gjejë përgjegjësit.

XS
SM
MD
LG