Lidhje

Ushtari Bradley Manning para gjykatës


Ushtari Bradley Manning para gjykatës

Ushtari Bradley Manning para gjykatës

Një avokat mbrojtës i ushtarit amerikan të akuzuar se i ka dhënë informacione sekrete dhe dokumenta me rëndësi të veçantë faqes së internetit Wikileaks, kërkoi sot që drejtuesi i seancës paraprake të tërhiqet nga çështja.

Qysh në fillimin e seancës dëgjimore për ushtarin Bradley Manning, avokati David Coombs argumentoi se drejtuesi i seancës duhej të tërhiqej nga detyra e caktuar sepse ai në jetën civile punon si prokuror për Departamentin e Drejtësisë. Departamenti amerikan i Drejtësisë po zhvillon hetime të veçanta kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, i cili supozohet se ka marrë dokumentat sekretë nga ushtari Manning.

Në këtë seancë dëgjimore, e cila po zhvillohet në qytetin Fort Meade të shtetit lindor të Merilendit, do të vendoset nëse kundër ushtarit Manning do të zhvillohet ose jo një gjyq ushtarak.

XS
SM
MD
LG