Lidhje

Ushtari amerikan del para gjykatës për krime makabre në Afganistan

  • Luis Ramirez

Ushtari amerikan del para gjykatës për krime makabre në Afganistan

Ushtari amerikan del para gjykatës për krime makabre në Afganistan

Një gjykatë ushtarake në shtetin e Uashingtonit do të marrë në shqyrtim rastin e Kalvin Gibsit, një ushtar amerikan i akuzuar për organizimin e vrasjeve mizore të civilëve afganë vitin e kaluar. Zoti Gibs dhe avokati i tij nuk kanë reaguar nga akuzave.

Fotografitë e publikuara nga revista Rolling Stone japin një pamje të atyre që pritet të diskutohen në seancat gjyqësore në ditët në vazhdim, ku gjymtyrë njerëzish ishin vënë nëpër qese plastike si trofe.

Zoti Gibs përballet me gjykatën ushtarake për vrasjen e civilëve afganë, të cilët, ai dhe njesia e tij, i zgjodhën mes turmës, thonë dëshmitarët. Sipas tyre Gibs preu gishtin nga trupi i pajetë i një djali 15 vjeçar.

Ndër akuzat kundër tij janë tre për vrasje. Gjetja fajtor nënkupton dënim me burg të përjetshëm. Pjesëtarë të tjerë të njësitit të tij kanë marrë ndërkohë dënimet.

Ushtria thotë se shpreson që gjykimi do të korrigjojë ndonjë përshtypje se ushtria toleron sjelle kriminale.

Koloneli Barri Hagins komandon Brigadën e Dytë, pjesë e së cilës u bë ish brigada ku shërbente ushtari Gibs. Ai foli për Zërin e Amerikës në muajin maj.

“Ndryshe nga njerëzit me të cilët përballemi në konflikt, në këtë rast, vënia në shënjestër e civilëve apo dëmtimi që u vjen atyre nuk është pjesë e strategjisë. Është shmangie nga kjo strategji.”

Aktivisti liberal Hoze Gonzales, veteran me brigadën e dytë, është pronar i një kafeneje jashtë bazës. Ai thotë se gjykata ushtarake mund të vërë në vend drejtësinë për këtë rast, por dëmtimi i imazhit të ushtrisë nuk mund të riparohet.

“Historia do të përhapet kudo dhe çdokush do të mendojë se kjo është ajo që bën ushtria amerikane, që është shumë keq. Të lë këtë përshtypje, ndonëse ishin vetëm disa ushtarë që u kapën. Padyshim është shumë eë rëndë për pjesën tjetër të ushtarëve.”

Ushtarët në bazën ku shërbente Kalvin Gibs janë të zemrëruar dhe ndihen të turpëruar. Një ushtar thotë se shpreson që drejtësia të vihet në vend dhe të bëhet ndarja mes luftëtarëve të vërtetë që ndjekin talebanët dhe atyre që i cilëson si “luftëtarë të rremë” që vrasin civilë të pambrojtur për sport.

XS
SM
MD
LG