Lidhje

Ushtari Bergdahl tregon për jetën me talebanët


Ushtari amerikan, i cili i shkëmbye me pesë të dyshuar si terroristë talebanë po i thotë oficerëve amerikanë se gjatë pesë vjetëve që ai u mbajt peng nga talebanët, herë pas here e kishin torturuar, rrahur dhe mbyllur në kafaz.

Burime nga Shtetet e Bashkuara i thanë sot agjencive të lajmeve se rreshteri Bowe Bergdahl tregoi se e kishin ndëshkuar dy herë, pasi ai ishte përpjekur të arratisej.

Bergdahl, i cili u lirua javën e kaluar, përmes një shkëmbimi me 5 të burgosurve që mbaheshin në burgun e Guantanamos në Kubë, është duke u trajtuar në qendërn mjekësore të ushtrisë amerikane në Gjermani.

Fillilmisht lirimi i tij u mirëprit nga spektri politik amerikan, por më pastaj ka patur mjaft debate. Në pikëpyetje mbetet se si Bergdahl ra në duart e talebanëve, pasi një nga shokët e tij ushtarë tha se ai ishte arratisur nga njësia ushtarake në qershor të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG