Lidhje

Shtohet numri i vendeve në zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi

  • Zëri Amerikës

Shtohet numri i vendeve në zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi

Shtohet numri i vendeve në zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi

Komandanti i marinës amerikane, admirali Samuel Locklear tha se po shtohet numri i aeroplanëve, që marrin pjesë në zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi, ndërkohë që vazhdojnë luftimet mes kryengritësve dhe forcave qeveritare.

Duke folur në telefon nga një luftëanije amerikane në Detin Mesdhe, Admirali Locklear tha se 13 vende janë bashkuar ose do të bashkohen së shpejti me forcat e koalicionit.

Koalicioni ndërkombëtar krijoi fillimisht zonën e ndalim-fluturimeve mbi bazën e kryengritësve në Bengazi. Ndërsa shtohet mbështetja, koalicioni ka në plan të zgjerojë zonën në 1 mijë kilometra në perëndim, drejt kryeqytetit Tripoli.

Admirali Locklear konfirmoi se një aeroplan luftarak i forcave ajrore u rrëzua në Libi, dhe se dy pilotët u hodhën me parashutë nga aeroplani F-15, pasi u përballën me probleme mekanike.

Admirali Locklear konfirmoi gjithashtu njoftimet se forcat e kolonel Gadafit po sulmojnë civilët në qytetin perëndimor të Misratas.

XS
SM
MD
LG