Lidhje

Ushtria amerikane humbi kontaktin me një aeroplan pa pilot supersonik

  • Zëri Amerikës

Ushtria amerikane humbi kontaktin me një aeroplan pa pilot supersonik

Ushtria amerikane humbi kontaktin me një aeroplan pa pilot supersonik

Ushtria amerikane humbi kontaktin me një aeroplan pa pilot, supersonik, i cili po kryente një fluturim provë, që synon të arrijë shpejtësi rekord.

Sipas Pentagonit, sinjali u ndërpre ndërsa aeroplani i quajtur Falcon 2, filloi të rrëshqasë në hapësirë me një shpejtësi prej 21 mijë kilometrash në orë. Me një shpejtësi të tillë, fluturimi nga Nju Jorku në Los Angelos, kryhet për 12 minuta, nga disa orë që u duhen aktualisht aeroplanëve ekzistues.

Mjeti fluturues eksperimental, u dërgua fillimisht në hapësirë përmes një rakete, më pas ai u shkëput me sukses nga raketa dhe rihyri në atmosferën e tokës, para se të ndërpritej komunikimi me të. Agjencia që po eksperimenton aeroplanin po provonte pajisjet e kontrollit për ta komanduar atë gjatë hyrjes në atmosferën e tokës, kur temperaturat nga forca e fërkimit arrijnë në 1 mijë e 900 gradë celsius. Kjo ishte prova e dytë me këtë mjet fluturues.

Pentagoni shpreson që prodhimi i tij me sukses do t’i krijojë mundësi ushtrisë amerikane të godasë me shpejtësi objekte kudo që ato të ndodhen në botë.

XS
SM
MD
LG