Lidhje

Ushtria amerikane i dha fund zyrtarisht moslejimit të homoseksualëve në ushtri


Ushtria amerikane i dha fund zyrtarisht moslejimit të homoseksualëve në ushtri
Ushtria amerikane i dha fund zyrtarisht moslejimit të homoseksualëve në ushtri

Pas disa vjet betejash ligjore dhe debate, ushtria amerikane i dha fund zyrtarisht politikës së saj që i lejonte homoseksualët të shërbenin në ushtri për sa kohë që ata nuk e deklaronin orientimin e tyre seksual.

Politika e njohur zyrtarisht si "mos pyet, mos trego," përfundoi sot në orën 12:01 minuta sipas kohës së Uashingtonit

Në një deklaratë, Presidenti amerikan Barak Obama, tha se "amerikanët patriotikë nuk do të duhet të gënjejnë në mënyrë që t'i shërbejë vendit që ata e duan”. Ai tha gjithashtu se ata që ishin përjashtuar nga ushtria sipas ligjit të mëparshëm duhet ta dinë se vendi e vlerëson thellë shërbimin e tyre.

Gjatë gati dy dekadave në fuqi të kësaj politike, rreth 14 mijë pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë përjashtuar nga radhët e ushtrisë për shkak se kanë deklaruar orientimin e tyre seksual.

XS
SM
MD
LG