Lidhje

Ushtria amerikane kërkon ndjesë për fotografitë e botuara nga "Der Spiegel"

  • Zëri Amerikës

Ushtria amerikane ka kërkuar ndjesë për “shqetësimin” që kanë shkaktuar fotografitë e ushtarëve amerikanë duke pozuar me kufoma të civilëve afganë që akuzohen se i kanë vrarë.

Revista gjermane Der Spiegel botoi sot fotografi duke i identifikuar personat e fotografuar si ushtarë amerikane, ndër të cilët Jeremy Morlock dhe Andrew Holmes. Ata janë ndër 5 ushtarët që po gjykohen nga një gjykatë ushtarake amerikane nën akuzat se kanë vrarë civilë afganë.

Ushtria amerikane nxori sot një deklaratë ku thuhet se fotografitë janë “revoltuese për ne si njerëz dhe në kundërshtim me vlerat dhe standardet e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”.

Imazhet e botuara nga Der Spiegel ishin ndër fotografitë e sekuestruara nga hetuesit e ushtrisë që po mbledhin të dhëna lidhur me vdekjen e 3 afganëve të paarmatosur në provincën e Kandaharit vitin e kaluar.

Një gjykatës ushtarak kishte nxjerrë një urdhër të rreptë për mos publikimin e fotografive. Nuk është e qartë se si revista Der Spiegel i siguroi fotografitë. E përjavshmja gjermane thotë se ka botuar vetëm 3 nga 4000 fotot dhe videot që janë grumbulluar gjatë kërkimeve 5-mujore.

XS
SM
MD
LG