Lidhje

Ushtria amerikane mund të dërgojë një bazë lundruese në Lindjen e Mesme


Ushtria amerikane mund të dërgojë një bazë lundruese në Lindjen e Mesme
Ushtria amerikane mund të dërgojë një bazë lundruese në Lindjen e Mesme

Gazeta “The Washington Post” shkruan sot se ushtria amerikane ka në plan të dërgojë një bazë lundruese për ekipe komandosh në Lindjen e Mesme, ku marrëdhëniet me Iranin janë të tensionuara dhe vende të tjera po përjetojnë trazira politike.

Numri i sotëm i gazetës citon dokumenta të marinës amerikane të thonë se kjo forcë e ushtrisë ka në plan ta zhndërrojë një anije të vjetër luftarake në një bazë lundruese për komandot.

Një zëdhënës marine nuk pranoi të jepte hollësi për planet apo të thoshte se ku në Lindjen e Mesme do të vendosej baza. Në artikull thuhet se dokumentat lënë të kuptohet se anija mund të vendoset në Gjirin Persik ku Irani ka kërcënuar se do të bllokojë rrugët kritike të transportit të naftës në ngushticën e Hormuzit.

XS
SM
MD
LG