Lidhje

Irak: Vriten dy ushtarë amerikanë afër qytetit të Mosulit

  • Zëri Amerikës

Irak: Vriten dy ushtarë amerikanë afër qytetit të Mosulit

Irak: Vriten dy ushtarë amerikanë afër qytetit të Mosulit

Ushtria amerikane në Irak tha se dy ushtarë amerikanë u vranë sot nga një person i armatosur, me uniformen e ushtrisë irakiane, në një qendër trajnimi afër Mosulit.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se sulmuesi u vra në qendrën ku zhvillohej trajnimi i organizuar nga forcat amerikane. Në ushtar tjetër amerikan u plagos gjatë këtij sulmi. Një burim nga ushtria irakiane tha se ky ishte sulm i planifikuar. Ushtria amerikane tha se një ushtar tjetër amerikan u vra gjatë një operacioni në Irakun qëndror, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Vrasja e tre ushtarëve amerikanë e bënë të shtunën një nga ditët më vdekjeprurëse për ushtarët amerikanë në Irak në muajt e fundit. Dhuna gjithashtu thekson rrezikun me të cilin ndeshen ushtarët amerikanë që kanë mbetur në Irak, pas përfundimit zyrtar të operacioneve luftarake në gusht të vitit të kaluar. Roli kryesor i trupave amerikane në Irak tani është këshillimi dhe trajnimi i forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG