Lidhje

Ushtria e Pakistanit i parashtron një notë proteste NATO-s


Ushtria e Pakistanit i parashtron një notë proteste NATO-s
Ushtria e Pakistanit i parashtron një notë proteste NATO-s

Ushtria e Pakistanit i ka parashtruar një notë të forte proteste NATO-s, mbas asaj që Pakistani e quan një dhunim të hapësirës së tij ajrore nga dy helikopterë të Aleancës. Protesta e sotme vjen disa orë mbasi zyrtarët e Pakistanit thanë se një helikopter i NATO-s kaloi kufirin me Afganistanin dhe kreu një sulm ku mbetën të plagosur dy ushtarë të Pakistanit.

NATO e ka konfirmuar se heklikoptetët e saj po fluturonin pranë kufirit, dhe tha se po heton mbi ngjarjen.

Një zyrtar ushtarak perëndimor tha se dy helikopterët ishin në anën afganase të kufirit dhe janë qëlluar nga brenda kufirit. Ai tha se helikopterët iu përgjigjën zjarrit, mbasi u goditën dy herë. Incidenti duket se do të shtojë tensionet mes Islamabadit dhe Uashingtonit, pavarësisht një vizite të senatorit amerikan Xhon Kerri ditën e djeshme në Pakistan, me qëllimin riparimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Marëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit janë tendosur nga sulmi i paparalajmëruar i Shteteve të Bashkuara më qytetin Abotabad ku u vra udhëheqësi i Al Kaidës Osama Bin Laden në datën 2 maj.

XS
SM
MD
LG