Lidhje

Ushtria e Pakistanit shpreh shqetësim rreth dhunës në Karaçi

  • Zëri Amerikës

Ushtria e Pakistanit shpreh shqetësim rreth dhunës në Karaçi

Ushtria e Pakistanit shpreh shqetësim rreth dhunës në Karaçi

Ushtria e Pakistanit ka shprehur shqetësime rreth vazhdimit të dhunës politike dhe etnike në qytetin më të madh të vendit, Karaçi, ku më shumë se 200 persona janë vrarë nga trazirat gjatë muajit të kaluar.

Gjatë takimit të sotëm në Rawalpindi, shefi i ushtrisë gjenerali Ashfaq Parvez Kayani dhe komandantë tjerë ushtarak diskutuan situatën e rendit në Karaçi dhe pasojat e saj në ekonominë kombëtare.

Qeveria federale ka dislokuar forca shtesë policore dhe paraushtarake në portin jugor të qytetit në përpjekje për të ulur dhunën e filluar gjatë muajve të fundit. Karaçi ka një popullsi prej 18 milion banorësh dhe është nyje ekonomike e Pakistanit.

Autoritetet thonë se vrasjet janë pjesë e përleshjeve mes grupeve kryesore politike të qytetit, të cilat përfaqësojnë dy komunitete të ndryshme etnike. Partitë politike janë gjithashtu të lidhura me grupet e armatosura kriminale.

Në një deklarat të lëshuar sot, ushtria e Pakistanit thotë se ajo pret që masat e marra kohët e fundit nga qeveria për të vendosur qetësinë do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

XS
SM
MD
LG