Lidhje

Skandale e sjellje të papërshtatshme në ushtrinë amerikane


데이비드 페트레이어스 전 중앙정보국 CIA 국장. (자료사진)

데이비드 페트레이어스 전 중앙정보국 CIA 국장. (자료사진)

Skandali që detyroi drejtorin e CIA-s, David Petraeus të jepte dotëheqjen e që implikoi edhe komandantin e forcave amerikane në Afganistan, Gjeneralin John Allen, ka bërë që analistët të përpiqen të shpjegojnë se cilat janë shkaqet e gjykimit të dobët, sjelljeve të papërshtatshme seksuale dhe akteve kriminale, që kanë përfshirë kohët e fundit ushtrinë amerikane. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Meredith Buel sjell hollësi nga Uashingtoni.

Gjatë vitit të fundit, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë qenë objekt hetimesh për marrëdhënie jashtëmartesore, martesa me më shumë se një bashkëshort dhe akte të tjera të papërshtatshme.

Në të njëjtën ditë që Gjenerali Allen u përfshi në skandalin e zotit Petraeus, një tjetër ish general me 4 yje, William “Kip” Ward, i cili ka qënë në krye të Komandës amerikane në Afrikë, u shkarkua për shkak të shpërdorimit të fondeve shtetërore, të aeroplanëve ushtarakë dhe të personelit.

“Mendoj se çdo çështje është serioze dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”.

David Maxwell, ish kolonel, shërben tani si nën-drejtor i studimeve të sigurimit në Universitetin Georgetown.

“Natyrisht që tani gjërat mbikqyren më shumë dhe informacioni është më i disponueshëm se sa në të kaluarën. Por kam një parandjenjë se këto gjëra kanë ndodhur në të kaluarën dhe nuk po ndodhin tani më shumë, por tani ato janë më tepër të ekspozuara”.

Gjenerali në pension David Petraeus dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të CIA-s për shkak të një marrëdhënieje jashtëmartesore.

Gjenerali John Allen po hetohet për mundësinë e komunikimeve të papërshtatshme me një grua.

Kori Schake është bashkëpunëtore shkencore në Universitetin Stanford dhe profesore në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point. Ajo thotë se luftërat prej më shumë se 10 vjetësh kanë qënë një barrë e madhe për ushtarakët dhe familjet e tyre.

“Disa prej gjykimeve të dobëta që po shikojmë janë rezultat i lodhjes dhe kërkesave të shumta për një kohë të gjatë me të cilat përballen ushtarakët. Megjithatë, situata të tilla nuk justifikojnë këto zgjedhje të papërshtatshme”.

Analistë të tjerë thonë se forcat ushtarake, që përbëjnë rreth 1 për qind të popullsisë së vendit, i ka ndarë njerëzit në uniformë nga pjesa tjetër e shoqërisë civile. Ata thonë se stili i jetesës së oficerëve të lartë mund të inkurajojë sjellje negative. Ja si shprehet koloneli në pension i ushtrisë, David Maxwell, tani në Universitetin Georgetown.

“Do të ishte karakterizim i gabuar po të thoshim se komandantët e nivelit të lartë angazhohen në sjellje të papërshtatshme. Me siguri që ekzistojnë raste të tilla dhe kjo nuk mund të mohohet, por shumica janë të përqëndruar tek misioni i tyre”.

Profesorja e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Kori Schake thotë se në disa raste ekstreme komandantët mund të mendojnë se ata kanë fituar të drejtën të mos përfillin regullat e sjelljes.

“Disa prej tyre që janë dislokuar disa herë gjatë 10 vjetëve të fundit e që bëjnë një punë shumë të vështirë e të rrezikshme për vendin e tyre, ndoshta mendojnë se asnjeri tjetër nuk bën ndonjë gjë të rëndësishme për vendin. Mendoj se një mentalitet i tillë është i rrezikshëm. Ne nuk duam një ushtri që e shikon veten si më të mirë dhe ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë”.

Analistët thonë se me shtimin e mbikqyrjes së officerëve të ndryshëm, udhëheqësit e lartë duhet të jenë edhe më vigjëlentë rreth sjelljes së tyre.

XS
SM
MD
LG