Lidhje

Shuhet në moshën 74 vjeçare Vaçe Zela


Ajo konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha të muzikës shqiptare. Vaçe Zela, sipas amanetit të saj, do të varroset në Tiranë

Një prej talenteve më të mëdha të muzikës shqiptare, Vaçe Zela, u nda sot nga jeta në Bazel të Zvicrës, në moshën 74 vjecare, pas një sëmundjeje të gjatë. Të afërmit njoftuan se trupi i këngëtares do të varroset në Shqipëri, sipas amanetit të lënë prej vetë asaj

Vaçe Zela dominoi skenën e muzikës shqiptare për disa dekada,duke lënë pas këngë të cilat kanë mbetur si himne muzikore edhe sot e kësaj dite. Në repertorin e saj gjenden nga këngët popullore tek ato të muzikës së lehtë, apo baladat. Ajo kishte, sipas njerëzve të muzikës, një zë të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm.

E vlerësuar me titullin e lartë Nderi i Kombit, Vaçe Zela është artistja që numëron një numër rekord trofesh me 12 cmime të para në festivalin e Këngës në Radio Televizionin shqiptar dhe tituj të tjerë artistik.

Dhjetra e dhjetra mesazhe të artistëve, personalitetesh dhe autoritetesh të larta të vendit janë shprehur sot në vlerësim të figurës së artistes qe nder vite, është cilësuar me epitete nga më të ndryshmet, si Mbretëresha e këngës, Zëri i artë shqiptar, Ikona e shenjtë e muzikës apo dhe Gjigandja e skenës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG