Lidhje

Vajza e Julia Timoshenkos në Gjermani

  • Zëri Amerikës

Yevgenia Tymoshenko, daughter of jailed former Ukrainian Prime Minister Yulia Tymoshenko, arrives at Germany's Free Democratic party (FDP) headquarters in Berlin, May 7, 2012.

Yevgenia Tymoshenko, daughter of jailed former Ukrainian Prime Minister Yulia Tymoshenko, arrives at Germany's Free Democratic party (FDP) headquarters in Berlin, May 7, 2012.

Vajza e ish-kryeministres ukrainase të burgosur Julia Timoshenko është në Gjermani, për të rritur presionin mbi udhëheqjen e Ukrainës për lirimin e nënës së saj për arsye mjekësore.

Yevgenia Tymoshenko do të takohej sot në Berlin me ministren e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger për të diskutuar çështjen e nënës së saj dhe sistemin e drejtësisë në Ukrainë.

Yulia Tymoshenko është në grevë urie prej rreth dy javësh pas pohimeve se ishte rrahur nga rojet. Ajo ka nevojë për trajtim mjekësor për probleme të shpinës të diagnostikuar nga mjekët gjermanë, të cilët thonë se problemi nuk mund të trajtohet në Ukrainë. Ukraina ka refuzuar ta lejojë atë të shkojë në Gjermani për trajtim, por ka rënë dakord për të lejuar një mjek gjerman ta mjekojë atë në një spital ukrainas gjatë kësaj jave.

Gjermania ka qenë kritikja kryesore e Evropës në rastin Timoshenko. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle kërcënoi se do të bllokojë një marrëveshje politike dhe tregtare mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, nëse udhëheqëses së burgosur të opozitës nuk i jepet kujdesi i duhur shëndetësor.

Ukraina mund të përballet edhe me bojkotimin e kampionatit evropian të futbollit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG