Lidhje

Vajza e Bob Marlit ka shkruar një libër e frymëzuar nga këngët e babait të saj


Vajza e Bob Marlit ka shkruar një libër e frymëzuar nga këngët e babait të saj
Vajza e Bob Marlit ka shkruar një libër e frymëzuar nga këngët e babait të saj

Muzikanti xhamaikan Bob Marli vdiq 30 vjet më parë në moshën 36 vjeçare. Por trashëgimia e tij, si legjendë e muzikës Rege, ende jeton. Fëmijët e tij janë të ndikuar nga muzika e babait të tyre. Sëfundmi, vajza e tij e madhe, Sedella, shkroi një libër me figura për fëmijë të frymëzuar nga kënga e Bob Marlit “One Love”.

“One Love” është kënga e famashme e Bob Marlit e viteve 1970. Kjo këngë është për paqen dhe mirësinë.

“Kënga One Love është universale. Kënga është për të gjithë. Është një këngë që të bën të ndjeshesh mirë. Edhe nëse nuk je mirë, kur e dëgjon këtë këngë të ndryshon humori”.

44 vjeçarja Sedella Marli është vajza e madhe e Bob Marlit. Ajo ka tre fëmijë.

“Isha ulur një ditë me vajzën time 8 vjeçare dhe po mërmërisaj këtë këngë. Nisa t’i shpjegoj vajzës sime se sa e rëndësishme është të trajtosh si duhet tokën, natyrën, si dhe mos të zihesh me vëllezërit më të mëdhenj. Ky ishte momenti kur vendosa që të shkruaj këtë libër”.

Libri “One love” rrëfen historinë e një vajze të vogël që përpiqet të organizojë fqinjët e saj për të bërë komunitetin e tyre një vend më të mirë.

Mesazhi i vajzës në libër është i njëjtë me mesazhin e këngës së babait të Sedellës; dashuria bashkon njerëzit e u jep atyre fuqinë për të realizuar gjëra të mëdha. Sedella thotë se ajo dëshiron që ky mesazh të kuptohet nga lexuesit e vegjël.

Sedella dëshiron që të mbajë gjallë trashëgiminë e të atit, por ajo merret edhe me muzikë. Ajo interpreton me grupin “Melody Makers”, ku këndon sëbashku me vëllezërit e saj Ziggi, Stiv dhe motrën e saj Sharon.

Ajo thotë se duke risjellë Bob Marlin në këngët e saj nuk do të thotë të jetosh nën hijen e tij. Sedella është gjithashtu një stiliste. Ajo ka krijuar një koleksion me veshje për femra të quajtur “Catch A Fire”, titulli i njërës prej këngëve të Bob Marlit.

Vizatimet në librin “One love” janë krijuar nga Vanesa Brantlei Njuton. Sedella Marli po punon për libirin e saj të dytë të titulluar “Three little birds”, sërish e frymëzuar nga një këngë e babait të saj.

XS
SM
MD
LG