Lidhje

Valë emigrantësh të rinj drejt Amerikës


Qendër e ndalimit të imigrantëve Texas

Qendër e ndalimit të imigrantëve Texas

Politikat që bien ndesh me njëra tjetrën mund të kenë shkaktuar një valë e madhe të imigrantësh të rinj dhe të padokumentuar që po tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Qendrore. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Brian Padden, njofton që përderisa autoritet ligjore deklarojnë se kushdo që hyn në Amerikë ilegalisht, pavarësisht moshës, do të dëbohet, gjykatat amerikane dhe administrata e presidentit Obama, kanë bërë përjashtime që japin arsye për shpresë.

Gjatë vitit të fundit, rreth 50 mijë fëmijë nga Amerika Qëndrore janë kapur në kufirin Amerikan. Shumë nga ata thonë që po i ikin një mjedisi të dhunshëm dhe të varfër në vendin e tyre. Për më tepër, ata motivohen nga bindja se nuk do të dëbohen po të kalojnë kufirin.
Elyn Rivas, një imigrante e paligjshme, e cila jeton në Maryland, u pagoi kohët e fundit një shumë prej 6 mijë dollarësh kontrabandistëve për të sjellë djalin e saj 15-vjeçar, Hektorin, në Amerikë. Hektori u kap nga autoritet në kufirin e Teksasit, por më pas iu kthye nën kujdestari të jëmës, në pritje të një seance gjyqësore.
Elyn Rivas thotë se nuk beson që autoritetet amerikane do ta dëbojnë djalin e saj.

“Jo, nuk besoj që do e kthejnë pas. Nuk e di. Unë besoj që nuk do ta dëbojnë, të paktën kështu shpresoj. Unë besoj tek Zoti.”

Opozita fajëson Presidentin Obama për këtë valë të re imigracioni për shkak të urdhërit të tij për të mos dëbuar nga vendi imigrantët e paligjshëm që kishin hyrë si fëmijë para vitit 2007.
Analisti i sigurisë për çështjet e Amerikës Latine, Adam Isacson, ishte kohët e fundit në Amerikën Qendrore, ku intervistoi imigrantë që ishin nisur për në Shtetet e Bashkuara dhe kishin dëgjuar zëra për amnisti.
“Gazetat dhe në veçanti kontrabandistët po përhapin thashetheme që deri në fund të këtij viti, nuk e di përse këtë vit, gratë dhë fëmijët do të lejohen të vijnë në Shtetet e Bashkuara.”

Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Jeh Johnson, së sqaroi qëndrimin e SHBA-s duke theksuar se autoritet do t’i dëbojnë të rinjtë që provojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme.

“Dua të sqaroj se ata që kapen në kufij do të dëbohen. Ata do të jenë nga të parët që do të dëbohen në bazëtë ligjeve të imigracionit, pavarësisht moshës.”

Mirëpo, zoti Isacson thotë se gjykatat amerikane mund të bëjnë përjashtime, nëse këta fëmijë bindin gjykatësin se ndihen në rrezik në shtetet e tyre.

“Egziton mundësia që disa prej tyre të kenë një shans të qëndrimi në qoftë se ata mund të provojnë se janë në rrezik në qoftë se kthehen.”

Pritet që rreth 60 mijë të mitur do të tentojnë të kalojnë kufirin amerikan në mënyrë të paligjshme këtë vit. Presidenti Obama po përpiqet të informojë publikun se ligjet e imigracionit do të zbatohen. Ai po ashtu po kërkon 160 milion dollarë nga kongresi për të ndihmuar në këtë proces.
XS
SM
MD
LG