Lidhje

Në Ditën e Valentinit, Tajlanda vendos rekord të ri në librin Guiness për puthjen më të gjatë


Në Ditën e Valentinit, Tajlanda vendos rekord të ri në librin Guiness për puthjen më të gjatë
Në Ditën e Valentinit, Tajlanda vendos rekord të ri në librin Guiness për puthjen më të gjatë

Sot është Dita e Shën Valentinit dhe me këtë rast në Tajlandë u zhvillua një garë e pazakontë, ajo për puthjen më të gjatë.

7 çifte në qytetin turistik Pataja thyen rekordin për puthjen për më tepër se 32 orë, duke hyrë kështu në librin Guiness të rekordeve. Kusht i garës ishte se çiftet duhet të qëndronin në këmbë, pa u ulur, ose pa i zënë gjumi.

Disa çifte e lanë garën përgjysëm, pas disa orësh, madje një vajze i ra të fikët vetëm pas 34 minutash.

Çifti fitues i garës do të marrë si shpërblim një unazë me diamand me vlerën e 1 mijë e 600 dollarëve amerikanë dhe 3 mijë e 200 dollarë para në dorë. Organizatorët e garës së Shën Valentinit e festuan rekordin e ri me shampanjë. Rekordi më të fundit për puthjen më të gjatë, e mbante që nga vitit 2009 një çift gjerman, me një puthje 32 orë të gjatë.

XS
SM
MD
LG