Lidhje

Vangjel Tavo vë kushte për të qëndruar në grupin parlamentar të PS


Vangjel Tavo vë kushte për të qëndruar në grupin parlamentar të PS

Vangjel Tavo vë kushte për të qëndruar në grupin parlamentar të PS

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, foli sot për herë të parë pas nje deklarate të shpërndarë pak kohë më parë ku pohonte largimin nga grupi Palamentar i Partisë Socialiste. Zoti Tavo u shfaq me një grup përkrahësish të tij në Gjirokastër, disa prej të cilëve emra të njohur të degës vendore të Partisë Socialiste. Zoti Tavo tha se vendimi i tij, i bërë i njohur pak ditë më parë , nuk ishte i formës së prerë. Ai tha se i kishte lënë afat drejtuesve të Partisë Socialiste deri më 29 tetor lidhur me disa kushte që kishte paraqitur dhe në të kundërt nuk do ti bindej vendimeve të grupit parlamentar.

Deputeti socialist tha se në PS-në e Gjirokastrës, aktualisht ekziston një konflikt i madh dhe për këtë i kishte kërkuar kryetarit Edi Rama dhe Sekretarit te Përgjithshëm Gramoz Ruçi zgjidhjen e situatës . Në krye të degës vendore të socialistëve duhet zgjedhur një kryetar konsensual, deklaroi zoti Tavo duke parashtruar kështu një nga kushtet e tij që duket se nuk është pranuar nga udhëheqja e kësaj partie. Deputeti socialist foli dhe për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit duke u shprehur se “votat në Gjirokastër nuk janë vjedhur, por janë shitur nga vetë socialistët”. Përplasjet e brendshme në radhët e socialistëve në Gjirokastër vijnë në një kohë kur në degën vendore ende nuk janë bërë zgjedhjet për drejtimin e ri.

Kontrolli i degëve vendore është mjaft i rëndësishëm për rrymat politike për emërimin më pas të kantidatëve për njësitë vendore për zgjedhjet e majit të vitit të ardhsëm.Demokratët nga ana e tyre ende nuk kanë nisur diskutimet për paraqitjen e emrave të pritshëm për garën e zgjedhjeve vendore.

XS
SM
MD
LG