Lidhje

Van Rompuy kundërshton gjuhën e Nuland


Presidenti i Këshillit të Evropës tha se përdorimi i gjuhës vulgare nga ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, për Bashkimin Evropian është “krejtësisht e papranueshme”.

Pesidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy, e bëri këtë koment gjatë një interviste sot me një stacion belgjian, një ditë pasi Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, shprehu të njejtën mendim.

Komentet e zonjës Nuland ishin pjesë e një bisede telefonike private që rodhi në median sociale.

Në një bisedë telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, Nuland përdori gjuhë vulgare për të sugjeruar se Shtetet e Bashkuara duhet ta injorojnë qendrimin e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Zonja Nuland tha dje se nuk do të fliste për atë që e quajti “bisedë private diplomatike”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG