Lidhje

Varufakis fajëson kreditorët për krizën greke


Ministri grek i financave Yanis Varoufakis ka akuzuar kreditorët e Greqisë për terrorizëm.

Zoti Varoufakis i bëri komentet në një intervistë për revistën spanjolle El Mundo, kur tha se Brukseli dhe trojka kërkojnë një votë pro paketës në referendum, në mënyrë që t’i turpërojnë grekët.

Megjithatë, Varoufakis tha se ishte i bindur se do të arrihej një marrëveshje me kreditorët, pasi dështimi në negociata do të ishte tepër i kushtueshëm për të dyja palët. Intervista u botua në edicionin e sotëm të gazetës, një ditë para referendumit, kur grekëve u kërkohet të votojnë për një paketë të re propozimesh për të dalë nga kriza.

XS
SM
MD
LG