Lidhje

Varoufakis: Dorëhiqem nëse miratohet paketa


Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis tha se do të japë dorëheqjen në qoftë se grekët votojnë PO në referendumin e së dielës lidhur me kushtet e paketës financiare të shpëtimit të vëna nga kreditorët ndërkombëtarë.

Zoti Varoufakis tha sot në një intervistë televizive se nëse të dielën Greqia e pranon propozimin e kreditorëve, ai nuk do të jetë më ministër i financave një ditë më pas.

Ministri Varoufakis tha se pret që grekët ta kundërshtojnë propozimin, i cili do të kërkonte rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve në këmbim të ndihmës së mëtejshme. Ai tha se më mirë “i pret krahët vetes” se sa të nënshkruajë një marrëveshje të re që nuk ristrukturon borxhin e Greqisë.

HARTË INTERAKTIVE SHPJEGUESE PËR BORXHIN E GREQISË

Trego komentet

XS
SM
MD
LG