Lidhje

Vatikan: Bisedimet e fundit para konklavës


Kardinalët në Vatikan u mblodhën sot për bisedimet e fundit para konklavës që i detyron të mbyllen në Kapelën Sistine për të zgjedhur pasuesin e Papa Benediktit.

Konklava fillon nesër dhe do të përfshijë 115 kardinalë. Papa i ri duhet të marrë të paktën dy të tretat e shumicës apo 77 vota. Kardinalët duhet të jenë nën moshën 80 vjeçare për të marrë pjesë në votim.

Zyrtarët e Vatikanit janë duke bërë përgatitjet për njoftimin e papës së ri. Perdet mund të shiheshin varur në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, ku Papa i sapo zgjedhur do të përshëndesë turmat për herë të parë.
XS
SM
MD
LG