Lidhje

Gabriele, fajtor për vjedhjen e dokumentave të Papës


Gjykata e Vatikanit e shpalli fajtor për vjedhje ish-ndihmësin e Papa Benediktit, pasi ai vodhi dokumentet personale të kreut të Kishës Katolike dhe ja dha informacionin një gazetari.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se mundet që Papa ta falë Gabrielen, megjithëse nuk ka thënë se kur do ta bëjë këtë. Gjykatësi e lexoi sot me zë të lartë vendimin e dënimit me 18 muaj heqje lirie për Paolo Gabrilen, 46 vjeçar me tre fëmijë. Personi tjetër i akuzuar për çështjen, një ekspert kompjuteri i Vatikanit, do të gjykohet me një proces të veçantë.

Filimisht gjykatësi e dënoi me tre vjet burgim Gabrielen, por më pas e ndryshoi vendimin e tij, ngaqë i pandehuri nuk kishte histori aktesh kriminale. Gabriale pranoi në gjyq se kishte vjedhur dokumente personale nga Papa dhe ia kishte dhënë ato gazetarit, i cili po shkruante një libër lidhur me akuzat për korrupsion në Kishën Katolike. Ky incident është i paprecedent në historinë moderne të Vatikanit.
XS
SM
MD
LG