Lidhje

Vatra: Institucionet duhen respektuar e jo të rrethohen e të provokohen

  • Zëri Amerikës

Vatra: Institucionet duhen respektuar e jo të rrethohen e të provokohen

Vatra: Institucionet duhen respektuar e jo të rrethohen e të provokohen

Në një deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri të bërë nga Federata Panshqiptare Vatra me qendër në Nju Jork, thuhet se rezultati i ngushtë vuri në provë instuticionet shqiptare.

Institucionet duhen respektuar dhe jo të rrethohen e të provokohen, thotë Vatra. Respektimi i Kushtetutës dhe i procesit zgjedhor, thuhet në deklaratë, do ta zgjidhë situatën; çdo rrugë tjetër e paligjëshme do të çojë në acarim dhe do të rrezikojë daljen e vendit jashtë kontrollit.

Ashtu si pjesa më e madhe e shqiptarëve në emigracion, thotë Vatra, kemi mbetur të zhgënjyer nga klasa politike. Qytetarët e fituan betejën zgjedhore deri në mbylljen e votimeve, ndërsa më pas nisi zhgënjimi nga militantizmi partiak dhe acarimi i klimës zgjedhore, thuhet në deklaratën e organizatës Vatra, e cila u kërkon politikanëve t’i thërrasin arsyes dhe të ndalin anarkinë.

XS
SM
MD
LG