Lidhje

VATRA mirëpret vizitën e sekretarit Kerry


Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpriti vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry për të vizituar Shqipërinë.

Në një deklaratë, Vatra thotë se vizita zhvillohet në një kohë kur debati politik përmban një sërë çështjesh të rëndësishme ende të pazgjidhura dhe shqetësuese për partnerët dhe miqtë tanë, por edhe kur shoqëria shqiptare po përjeton një krizë të thellë besimi dhe ekonomike, e pasqyruar qartazi në rritjen e emigrimit të qytetarëvet drej vendeve të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e saj, VATRA thotë se pret që në temat të cilat do të diskutohen mes zotit Kerry dhe zyrtarëve shqiptarë të zërë vend me rëndësi realizimi i një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, si rrugëdalje nga korrupsioni dhe nga padrejtësitë, por edhe si mënyrë që do të rriste besimin e munguar të publikut tek institucionet e drejtësisë

XS
SM
MD
LG