Lidhje

Vatra të reja zjarri janë shfaqur në rrethet Veriore të Shqipërisë


Vatra të reja zjarri janë shfaqur në rrethet Veriore të Shqipërisë
Vatra të reja zjarri janë shfaqur në rrethet Veriore të Shqipërisë

Vatra të reja zjarri janë shfaqur gjatë 48 orëve të fundit në rrethet Veriore të Shqipërisë, si në komunën Kryezi të rrethit të Pukës dhe në komunën Ana e Malit, të rrethit të Shkodrës. Drejtuesit e komunës Kryezi kanë kërkuar ndihmën e strukturave qëndrore për pengimin e përhapjes së mëtejshme të vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore me pisha. Ndërkohë, nga zjarret, këtë javë humbi jetën një foshnje një vjeçare, nga rrethi i Malësisë së Madhe.

Në Shkodër është ngritur javët e fundit qendra operacionale, që paralajmëron për zonat e rrëzikuara nga zjarret, rreshjet dhe përmbytjet, por specialistët pohojnë se zjarret në Veri të Shqipërisë nuk kanë lidhje me situatën meterologjike, duke hedhur dyshime të forta se ato janë të qëllimshme.

XS
SM
MD
LG