Lidhje

SHBA: Thirrje të reja për kontrollin e armëve

  • Chris Simkins

Hetuesit federalë vazhdojnë të mbledhin të dhëna për incidentin në kantierin e marinës në Uashington

Hetimet për të shtënat vdekjeprurëse në një bazë të marinës në Uashington të hënën ka nxitur thirrje për masa të reja për kontrollin e armëve. Autoritetet thonë se Aaron Alexis e bleu armën që përdori për vrajen e 12 njerëzve në fillim të këtij muaji.

Hetuesit federalë vazhdojnë të mbledhin të dhëna për incidentin në kantierin e marinës në Uashington.

Autoritet nuk janë ende në gjendje të thonë se çfarë e bëri Aaron Alexis-in të vriste 12 njerëz, para se policia ta vriste atë. Dëshmitarët thonë se Alexis, ish reservist i marinës dhe punonjës me kontratë, hyri në godinë me armë dhe pas pak hapi zjarr. John Weaver e pa kur ai vrau një kolegen e tij.

"Ngrita kokën dhe pashë që i kishte drejtuar armën shoqes tim dhe pastaj e qëlloi atë”.

Vrasjet në kantierin e marinës kanë ringjallur debatin për një kontroll më të fortë për armët. Presidenti Barack Obama po u bën përsëri thirrje ligjvënësve të miratojnë ligje të reja.

"Fakti që ne nuk kemi një sistem të fortë kontrolli për të kaluarën e atyre që blejnë armë, është diçka që nga bën më të pambrojtur ndaj të shtënave të tilla në masë”.

Sipas Shërbimit të Kërkimeve të Kongresit, gjatë tri dekadave të fundit ka patur 78 raste të vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara që kanë shkaktuar 547 të vdekur.

Në Kapitol, anëtarët e Kongresit u takuan me familjet e viktimave të të shtënave, përfshirë edhe të afërmit e 26 njerëzve që u vranë në një shkollë fillore në Kënektikat vitin e kaluar.

Senator Chris Murphy thotë:

"Diçka nuk shkon me demokracinë tonë, kur 90 përqind e amerikanëve mendojnë se duhet të ketë kontroll për të kaluarën e njerëzve që blejnë armë dhe ne nuk arijmë të kemi mjaft vota në Kongres për ta miratuar këtë”.

Më herët këtë vit, projektligji për kontrollin e armëve nuk u miratua në Kongres, pasi disa demokratë dhe shumë republikanë kundërshtuan kufizimet e reja për blerjen e armëve.

Steve Billet, profesor i shkencave politike në Universitetin George Washington thotë:

"E them me sinqeritet se ne jemi të mpirë, kur është fjala për kontrollin e armëve. Mendoj se ka shumë njerëz që pajtohen me faktin se këto janë incidente të izoluara dhe se ne duhet të merremi me to hera herës, dhe kaq”.

Mbrojtësit e të drejtës së armëmbajtjes, si Shoqata Kombëtare e Armëve, NRA, nuk lëshoi ndonjë deklaratë për të shtënat në kantrierin e marinës, por në të kaluarën ata kanë luftuar kundër përpjekjeve për të kufizuar të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.

NRA është një organizim i fuqishëm. Anëtarët dhe mbështetësit e saj në Kolorado festuan pasi votuesit shkarkuan dy senatorë të shtetit që mbështesin masa kufizuese për kontrollin e armëve. Ligjvenësja Elizabeth Esty nga Kënektikat është e gatshme të luftojë përsëri.

"Ky nuk mund të bëhet një normalitet i ri. Kjo është e papranueshme”.

Megjithë thirrjet për një kontroll më të rreptë për armët, analistët thonë se nuk ka mjaft mbështetje në Kongres për miratimin e ligjive për armët këtë vit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG