Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e avionit të zhdukur


Ekipet e kërkimit të avionit malajzian të zhdukur muajin e kaluar kanë diktuar sinajle të tjera në ujë, për të cilat ata besojnë se i përkasin regjistruesit të të dhënave të avionit të humbur.

Autoritetet australiane thanë se një avioni survejimi “Orion” kapi sot një “sinjal të mundshëm” në jugun e Oqeanit Indian, pranë vendit ku anijet dëgjuan tinguj të ngjashëm në fillim të javës.

Zoti Houston tha dje se shpreson që zhvillimet e fundit do të thonë se autoritetet mund ta gjejnë avionin e humbur 777 në “të ardhmen e afërt”.

Tingujt e regjistruar kanë ndihmuar së tepërmi në ngushtimin e zonës së kërkimeve. Por sot, avionët dhe anijet vazhduan kërkimet në një zonë prej 57 mijë kilometrash katrore. Koha po kalon dhe po bëhet përherë e më e vështirë për të zbuluar origjinën e sinjaleve të lëshuara nga antenat e aparaturës për gjetjen e kutisë së zezë, ngaqë bateritë e saj mund të zgjasin deri rreth 30 ditë.

Avioni i linjës Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord, u zhduk më 8 mars, kur po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.
XS
SM
MD
LG